Home Lajme Ky është shqiptari që ka 23 furra në Hungari dhe 40 të...

Ky është shqiptari që ka 23 furra në Hungari dhe 40 të punësuar nga Kosova, kerkon ende puntorë!

576
0

Ai në bizneset e tij ka të punësuar 40 kosovarë, të cilëve ua ka rregulluar vizat e punës

Asllan Qarri, me prejardhje nga Hasi, i ka 23 furra. Jeton 100 kilometra larg kryeqytetit hungarez, Budapestit, në liqenin e njohur të Balatonit.

Në këtë zonë turistike Asllani ka furrat e tij, të cilat nuk janë furra klasike, aty mund të shërbeheni me kafe, kokteje të ndryshme, ëmbëlsira e qindra lloje të brumërave.

Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së zbulon shumëçka, ëndrrën e tij, të cilën e realizoi te populli hungarez, marrëdhëniet e tij me këtë popull, përcjell albinfo.ch.

Asllani nuk e ka harruar popullin e tij. Ai i ka të punësuar 40 kosovarë, të cilëve ua ka rregulluar vizat e punës.

Për “Jeta” flasin edhe ata, dhe tregojnë detaje për jetën e tyre atje, dhe se a do të ktheheshin në Kosovë.