Home Lajme Bëhuni gati , Ja kur fillon dimri i vertet ne Kosovë

Bëhuni gati , Ja kur fillon dimri i vertet ne Kosovë

72
0

29.10.2019 – Fronti i ftohtë që po depërton nga veriu i kontinentit, ka filluar të shtrihet në pjesët veriore të rajonit, e ditëve në vijim gradualisht do të kaloj edhe mbi vendin tonë. Në ditët e fundit të muajit tetor do të mbajë mot kryesisht me vransira, e të mërkurën mbrëma dhe pas mesnate mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat gradualisht pritet të zbresin rreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e enjte ndjeshëm nën këto vlera.

Sipas parashikimeve të fundit reshje më të qëndrueshme mund të presim ditëve të fundjavës.

Koncentrimi i ndotësve mbetet i lartë edhe ditën e nesërme, me vlera të kualitetit të ajrit të pashëndetshme, e me kalimin e frontit, nga nesër mbrëma dhe të enjten, ndotësit do të shpërndahen, e vlerat e ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare.

30.10.2019 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.

31.10.2019 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2. /PrishtinaWeather/