Home Lajme Këngtari Labinot Tahiri pasi qe nuk arriti te behet deputet,ka gjetur me...

Këngtari Labinot Tahiri pasi qe nuk arriti te behet deputet,ka gjetur me qfarë të mirret.

84
0

Labi po gjen gjëra për të bërë për ta mbajtur veten të nxënë.

Këngëtari Labinot Tahiri, ka pranuar vet se nuk ka arritur të marr votat e nevojshme që të bëhet deputet sërish.

Ai ka garuar në zgjedhjet e 6 tetorit për ta marr edhe një mandat nga radhët e AKK-së, por nuk ka arritur që ta fitoj besimin e qytetarëve, e për këtë ai kishte akuzuar partinë e tij për vjedhje votash.

Pavarësisht se do ti mungoj Kuvendit, Labi duket se i ësht kthyer humanizmit, nga ku kishte marrë simpatinë e madhe të qytetarëve, shkruan Zëri.

Labi ka disa ditë që po publikon raste të personave që kanë nevojë për mjete financiare për shërim jashtë vendit, për të cilët po kërkon ndihmë nga qytetarët.

Por përveç kësaj, Labi po i gjen vetit punë edhe në biznesin e familjes së tij, ai ka publikuar një video ku shihet duke punuar në kopshtin e restaurantit të tij familjar.

Shkruan Labi:TE BUNA Plot Relax,tuj punue me shokët duke i mbjellur lulet qe te duket edhe mq parajsë per musafirët tan