Home Lajme Nderron jetë një person në Suharek, u rrotllua me traktor pastaj u...

Nderron jetë një person në Suharek, u rrotllua me traktor pastaj u godit nga rimorkio

92
0

Një person në Suharekë ka nderruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas një aksident me traktor, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka humbur kontrollin e traktorit, ku më pas ka kërcyer dhe është goditur nga rimorkio.

Pas lëndimeve të marra, personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio. Si paso i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas nderron jetë. Rastin viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./gazetametro.net